Qysh mujn me përfitue dhe humb shqiptarët “Leje të përhershme qëndrimi” në Zvicër

Dhoma Nacionale e Zvicrës ka miratue ligjin e rishikuem për të huejt gjate nji seance të mbajtun në Dhetor.

Në formën e re, ky ligj quhet “Ligji për të Huejt dhe Integrimin” dhe miratimi asht ba mbasi janë pastrue dallimet që kanë egzistue në mes Dhomës Nacionale dhe asaj të kantoneve (Senatit) në pika të ndryshme, shkruen agjencia e lajmeve “Sda.ch”.

Me ligjin e rishikuem, leje të përhershme qëndrimi në Zvicër (Vizë C) munden me marrë vetëm ata të huej që janë të integruem mirë në shoqninë zvicerane, transmeton “Albinfo”. Të integruem konsiderohen ata të huej që kujdesen për rendin dhe sigurinë, marrin pjesë në jetën ekonomike, ose arsimohen dhe kanë njohunitë e duhuna gjuhësore.

Nga partitë e përfaqësueme në parlament, vetëm SVP/UDC e ka kundërshtue ligjin e rishikuem. Simbas kësaj partie, integrimi i të huejve nuk asht detyrë e shtetit.

Nga ana tjetër, partitë që e kanë mbështetë ligjin kanë vnue theksin në koston e naltë që e shkakton integrimi i mangët i të huejve.

“Vizën C” të huejt munden me humb sërish, nën kushte të caktueme! Madje, edhe nëse e kanë mbajtë për 15 vjet këtë vizë (leja e qëndrimit të përhershëm), ata munden me mbetë pa të, në rast se rrezikojnë rendin dhe sigurinë, ose janë të mvarun për nji kohë të gjatë nga ndihmat sociale.

Shperndaje në: