Hulumtimi i Index Kosova: PDK e para, VV e dyta…

Index Kosova ka publikue raportin “hulumtimi i rregullt i opinionit publik” dhe ka zbulue se preferencat e votuesve të qytetarëve të Kosovës nuk kanë lëvizë nga ato të vitit të kaluem, por kësaj radhe Lëvizja Vetëvendosje radhitet para Lidhjes Demokratike të Kosovës për nga numri i votave.

Në pyetjen “Nëse zgjedhjet për Parlament të Kosovës kishin me u mbajt nesër, për cilën parti kishit me votue?”, 17% e qytetarëve kanë deklarue se kishin me votue Partinë Demokratike, 13% për Lëvizjen Vetëvendosje, ndërsa 12% për LDK’n.

Mbas këtyne tri subjekteve politike, 7% ka marrë koalicioni AAK-Nisma, e veç 3% AKR’ja.

Shperndaje në: