Çka thotë Lekaj për ftesën e Haradinajt në inaugurimin e Trump dhe për polemikat me kryeministrin Mustafa?

Deputeti i AAK’s, Pal Lekaj ka qene i ftuem ne News Show – Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.

Me te u diskutuen disa nga cashtjet ma kryesore aktuale ne skenen politike kosovare.

Fillimisht, Lekaj foli per polemikat me kryeministrin Mustafa, per te cilat ai tha se, nuk jane personale, por me i mbojte parimet dhe shtetin e Kosoves.

“Mustafa ma shume asht idhnue pse e kam quejt bandit Djuric’in”, kosnideron Pal Lekaj, tue thane se i ka mbete hatri qe asht ‘sulmue’ nga ai ne diten e Kshnellave.

Ai po ashtu thote se, asht e pakuptueshme qe ne diten e Kshnellave me u mbajt Kuvendi i Forumit Rinor te LDK’s, kur kjo parti thirret si mbasardhese e presidentit historik, Ibrahim Rugova. Ai thote se per kete, LDK duhet me kerkue falje.

Lekaj ka thane se kryeministri Mustafa asht lshue ne rrafsh personal e familjar me te, andaj qysh thote ai, “s’kam me ja fale kete”, shkruen Rrokum.TV.

Lekaj, ne mes tjerash ka thane se kryeministri Mustafa nuk po sjellet qysh i ka hije nji kryeministri, ndersa ka lane me kuptue se nese ai punon per interesat e Kosoves ka me pase edhe perkrahjen e tij dhe te deputeteve te tjere te AAK’s.

Deputeti i AAK’s, Pal Lekaj ka fole ne Rrokum Roll per lajmin qe u publikue sot se Donald Trump i ka ba ftese kryetarit te AAK’s Ramush Haradinaj ne inaugurimin e tij si president.

“Haradinaj gjithmone ka pase raporte te shkelqyeshme me figurat ma te randesishme ne SHBA, prandaj kjo nuk asht e rastesishme”, thote Lekaj, tue shtue se kjo asht e mire per krejt Kosoven.

Simbas Lekaj, kjo kallxon se kush çmohet nga presidenti i Amerikes ne Kosove dhe kjo asht pergjigjia ma e mire ndaj atyne qe kane mendue se Haradinaj i ka prishe raportet me nderkombetaret.

Lekaj ka thane se Haradinaj nuk ka dhane asnji deklarate per zgjedhjet ne Amerike, tue mos u rreshtue per ndonjanin nga kandidatet.

Lekaj tue fole per Demarkacionin ka thane se:

“Kryeministri Mustafa mundet me procedue ne Kuvend prape Demarkacionin, por une jam i bindun qe mendimi i deputeteve per Demarkacionin nuk ka ndryshue”, thekson Lekaj.

Ai ka thane se nese kryeministri Mustafa pranon ultimatum nga Vucic, atehere ju them qytetareve se nuk kemi ma qeveri dhe zot shpije, shkruen Rrokum.TV.

Lekaj ka thane ne vazhdim se viti 2017 ka me qene shume i randesishem per Kosoven. Ai sqaron se mendon keshtu, sepse, Brukseli duhet me qene i vemendshem me paralajmerimin e serbeve se kane me thelemue Asociacionin e Komunave me ligjet e Serbise.

Deputeti i AAK’s, Pal Lekaj e ka prezentue ekskluzivisht ne Televizionin Rrokum ne emisionin Rrokum Roll- rezoluten qe asht nxjerre nga shefat e grupeve parlamentare per rrximin e murit ne Mitrovice.

Lekaj ka thane se kjo rezolute asht perkrahe unanimisht, ndersa ka thane qe rrximi i murit duhet me ndodhe deri me 31 Kallnor.

“Gjate muejit Kallnor duhet me u rrxue muri ne Mitrovice, ndersa Qeveria duhet me i marre tana masat per kete./Rrokum.TV

Shperndaje në: