Keni me u befasue qysh hyni terroristi kosovar n’Shqipni

Kapet luftari i ISIS në Morinë.

Policia bani të ditun se dje u ndalue në strukturat e Antiterrorit në pikën kufitare të Morinës, 30-vjeçari Enos Begolli.

I riu, i lindun e banues në Mitrovicë, rezultoi se ishte i denuem nga Gjykata në Kosovë për terrorizëm.

“Strukturat e Policisë së Shtetit në kuadër të masave të marra për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimit të ngjarjeve kriminale, terroriste gjatë kryemjes së veprimeve operacionale me metoda speciale, ban të mundun lokalizimin dhe kapjen e nji personi në kërkim, shtetasit kosovar Enos Begolli, 30 vjet, i lindun dhe banues në Mitrovicë, Kosovë.

Ky shtetas ishte shpall në kërkim nga autoritetet kosovare për ‘Terrorizëm’”, bani të ditun Policia e Kukësit.

Burime të Policisë bajnë të ditun se i riu nga Kosova ka arritë me u futë disa ditë ma parë ilegalisht në territorin tonë.

 

Shperndaje në: