7 vjet burg për të akuzuemin për terrorizëm, Fatos Rizvanolli

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënue me 7 vjet burgim, biznismenin nga Peja, Fatos Rizvanolli, që financoi terroristët kosovarë që niseshin për luftime në Siri e Irak.

Simbas njoftimit të kësaj gjykate, Trupi Gjykues mbas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, ndigjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuemit Fatos Rizvanolli për veprën penale të kryeme në bashkëkryemje dhe në vazhdim rekrutimi për terrorizëm, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë vjetëve.

Rizvanolli, akuzohet se me dashtje me të pandehunit Zeqrija Qazimi dhe Ilir Berisha, kanë marrë pjesë në kryemjen e veprave penale terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që me sigurue fonde dhe burime materiale.

Shperndaje në: