“Era” nga MC Kresha dhe Gjurmët, teksti ma i bukur për vitin 2016 (video)

Portali “TeksteShqip”, i cili tash e disa vjet merret me shkrimin dhe vlerësimin e teksteve muzikore, edhe këtë vit i ka përzgjedhë 10 tekstet ma të pëlqyeme nga publiku.

Për vitin 2016, teksti ma i pëlqyem del të jetë ai i kangës “Era” nga grupi Gjurmët dhe MC Kresha, pasue mandej nga teksti “Kam nevojë” i Alban Skënderajt, e deri te “Nëntori” i Arilena Arës.

Ky çmim asht nda për tre vjet rresht, dhe gjithmonë ka pasë juri, derisa organizatorët këtë vit kanë vendosë që gjithçka me ja lanë në dorë publikut.

Ata me votat e tyne kanë zgjedhë fituesit, dhe organizatorët shprehen se asht hera e parë që nji kangë e zhanrit hip-hop arrin që me u futë në listë, madje me rrëmbye edhe çmimin, por kjo falë tekstit të bukur që ka.

“Era” e cila këtë vit erdhi si nji remiks interesant, nji përziemje mes baladës, rrymës alternative dhe hip-hopit, ka nji tekst mjaft të bukur, i cili asht shkrue nga grupi i njoftun Gjurmët para do vjetëve.

 

 

Shperndaje në: