Lajm i mirë, Gjermania edhe në vitin 2017 ka me dhanë viza pune, kjo asht mënyra

Shkuemja e shumë shqiptarëve në Gjermani ka fillue në fillim të viteve 90.

Ndërsa, gjatë luftës së Kosovës asht shtue dukshëm numri i shqiptarëve të strehuem në Gjermani – në radhë të parë të atyne me origjinë nga Kosova.

Gjermania i ka shpallë Shqipninë, Kosovën dhe Malin e Zi vende të sigurta të origjinës, që don me thanë se qytetarët e këtyne vendeve nuk kanë gati kurfarë mundësie me marrë azil politik në këtë vend.

Kjo ka ba që shumë shqiptarë me u kthye vullnetarisht në vendlindje, por ka pasë edhe shumë raste të kthimit me detyrim.

Ardhja masive e ballkanasve për Azil bani që Qeveria gjermane me hapë nji program për punësimin e tyne të drejtpërdrejtë mbasi që supozimi ishte që këta edhe shkonin për punë në Gjermani. Ky program që tashma ka nisë qe nji vjet kallxon që ishte nji gjetje e duhun.

Sot, mediat gjermane kanë raportue edhe statistikat e Zyrës Federale për Punësim, e cila asht përgjegjëse për dhanien e vizave të punës.

Simbas njoftimeve zyrtare nga kjo agjensi, të cilat i ka botue agjensia shtetnore e lajmeve dpa, deri në fund të muejit Nandor në Gjermani kanë shkue 50.000 shqiptarë nga Kosova, shqiptarë nga Shqipnia, boshnjakë, malazezë, serbë dhe maqedonas, të cilët kanë aplikue për viza pune me garancione pune.

Qeveria gjermane ka njoftue që programi në fjalë ka me vazhdue edhe për vitin 2017.

Të gjithë ballkanasit, të cilët nuk kanë marrë ndihma nga shteti gjerman dhe kanë garancione pune munden me aplikue për viza pune, asht ba e ditun nga DPA.

Shperndaje në: