E konfirmon Mogherini: E ardhmja e Ballkanit asht në BE

Ballkani asht i vendosun në zemër t’Europës dhe e ardhmja e tij asht në Bashkimin Europian, tha Përfaqësuesja e Naltë e BE’s për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Ndër tjera ajo në blogun e saj shkruen, se rruga e Ballkanit drejt BE’s asht në mesin e 12 pyetjeve që duhet me u adresue në vitin 2017.

“Biznisi ynë vazhdon – për me kapërcye armiqësinë e së kaluemes dhe për me ju përgjigjë thirrjes për punësim dhe unitetet për të rijtë që vijnë nga ky rajon”, ka shkrue Mogherini.

 

 

Shperndaje në: