Lajm i keq për sirianët, rebelët i ‘ngrijnë’ bisedimet e paqes!

Grupet rebele siriane kanë njoftue sot se kanë ngri diskutimet për paqe të garantueme nga Rusia dhe Turqia për shkak të “shkeljeve” t’armëpushimit nga forcat qeveritare.

Qeveria ka intensifikue sulmet përreth Damaskut dhe Aleppos më 2 Kallnor derisa ata kanë ba përpjekje me sigurue furnizuesit me ujë të këtyne qyteteve.

N’komunikatën e dërgueme mediave, grupet rebele kanë thanë se çdo avancim territorial nga ushtria dhe milicitë e përkrahuna nga Irani kanë me i dhanë fund përpjekjeve për rifillim të bisedimeve për paqe, por edhe vet armëpushimit që garantohet nga Rusia dhe Turqia, i cili ka hye në fuqi më 30 Dhetor.

OKB thotë se 4 milionë njerëz në kryeqytetin sirian kanë mbet pa ujë prej 22 Dhetorit.

 

 

Shperndaje në: