Grueja e sulmuesit: S’dija që ishte terrorist, erdhëm me punue! (video +18)

Grueja e personit të dyshuem për masakrën në nji klub nate në Stamboll tha se ajo nuk e dinte që i shoqi ishte simpatizant i Shtetit Islamik.

Policia turke bani të ditun se e shoqja e tij ka deklarue se kishte mësue për krimin e randë vetëm nga lajmet.

Ajo tha se kishin ardh në Turqi për me punue.

I dyshuemi Iahke Mashrapov kishte hip në nji avion në Kirgistan me të shoqen dhe femijët dhe ishte ulë në Stamboll më 20 Nandor të vitit të shkuem.

Më pas ata kishin jetue në provincën e Konias.

Kur policia publikoi foton e 28-vjeçarit, fqijët e njohën dhe telefonuen policinë.

Emri i tij nuk asht ba akoma publik.

Ai hyni në nji klub nate në Stamboll tue vra 39 persona në natën e ndrrimit të viteve.

 

Shperndaje në: