Çka thotë Mogherini për ngjarjen e së Shtunes me trenin?

Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini ka vlerësue sot se tensionet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë të nalta, por të dyja palët po kallxojnë vendosmëni dhe po punojnë në procesin e dialogut që për qëllim ka përmirësimin e jetës së njerëzve në terren.

Ajo ka përsëritë se me rastin e incidentit të së Shtunës, kur forcat e armatosuna të Policisë së Kosovës, ROSU, ndaluen trenin që ishte nisë nga Beogradi në drejtim të Mitrovicës, ka folë me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

“Mesazhi për të dy palët ka qenë që me hek dorë nga përkeqësimi i situatës, që m’i shmangë hapat dhe mesazhet dhe që së bashku me u angazhue që me dialog të sjellin rezultate për të dyja palët. Kjo jo vetëm për institucionet e të dyja palëve, por edhe për njerëzit”, ka thanë ajo në Bruksel.

Simbas saj, ajo asht e bindun se dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka me vahdue.

Shperndaje në: