Momenti i kapjes së terroristit që vrau 39 persona natën e Vitit të Ri në Stamboll (video)

Mediat turke e kanë publikue fotografinë e terroristit që vrau 39 persona me armë zjarri në klubin e natës ‘Reina’ në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, mbas arrestimit të tij nga policia.

Abdulkadir Masharipov mësohet se asht arrestue së bashku me të birin në vendin e quejtun Esenyurt.

Po ashtu, mediat turke i kanë publikue edhe pamjet e para të arrestimit të tij.

Masharipov, i cili me 31 Dhetor vrau 39 persona dhe plagosi dheta të tjerë, po kërkohej që 17 ditë nga policia turke.

Shperndaje në: