“Epshi”, libri që ka me shkaktue tërmet në Selinë e Shejt

“Tërmet” pritet me shkaktue në Selinë e Shejt nji libër që ka me dalë më 19 Kallnor me titull “Lussuria” (Epshi), në të cilën zbulohet skandali i 200 priftërijve pedofilë të Kishës Katolike në Itali.

Libri mban autorësinë e gazetarit, Emiliano Fitipaldi dhe ekspozon anën e errët të Kishës Katolike, tue përmendë fakte, emnat dhe datat e rasteve të abuzimit seksual të të mitunve nga ana e priftërijve, peshkopëve dhe kardinalëve nga e tanë bota.

Nga Italia në Australi, nga Spanja në Kili, mes hetimeve dhe dokumentave konfidenciale, gazetari i revistës Espresso përshkruen realitetin tronditës të “Omerta” …ose thanë ndryshe heshtja e shejt në mesin e njerëzve të Kishës Katolike.

Siç thotë në librin e tij Fitipaldi, priftërijtë të cilët janë të përfshimë në skandale seksuale janë ende të mbrojtun nga Vatikani ndryshe nga viktimat e tyne, të cilët janë të “dënuem” me përbuzje përtej abuzimit fizik.

Ai përshkruen se pasioni i smutë në rrethin e priftërijve asht me të vërtetë pika e kontaktit mes klerit, tue krijue madje dhe “Lobin” e atyne që ushqejnë nji orientim të ngjashëm seksual.

Udhëtimi i Fitipaldit fillon në Mars 2015 në Calabri me priftin Antonella që ka në kerr nji 17 vjeçar, me të cilin kishte lanë takim falë aplikacionit Grindr për takime mes homoseksualëve.

Simbas gazetarit, prifti e pagoi 20 euro adoleshentin për shërbimet e tij dhe ai vazhdon me qenë nji anëtar i klerit, edhe pse për këtë rast pati nji hulumtim. Siç zbulon Fitipaldi në librin e tij, peshkopët në Vatikan nuk janë të detyruem me i raportue kolegët e tyne të përfshimë në skandale seksuale, tue ba që ata të mbeten anëtarë aktivë të Kishës.

Në raste të tjera si ai i Mauro Intzolit nga Kremoneze, që edhe pse dënohen me burg dhe largohen për nji kohë të gjatë nga kisha, ata pranohen sërish. Intzoli ka rifillue detyrat e tij, derisa në krye të Selisë së Shejt asht Papa Francesco.

Shperndaje në: