Ky asht lajmi zyrtar lidhun me ftesat për inaugurimin e Trump

Asnji zyrtar i huej nuk asht i ftuem në ceremoninë e betimit të presidentit të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump.

Kjo gja konfirmohet nga nji dokument i siguruem nga Top Channel, i cili ju asht dërgue selive diplomatike të akreditueme në Washington, nën llogon e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në të nënvizohet qartë se, “Si në të kaluemen, delegacione të hueja nuk kanë me u ftue në Washington për këtë ngjarje. Shefat e misioneve diplomatike të vendosun në Washington, së bashku me bashkëshortët/et, kanë me i përfaqësue kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyne në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk asht e transferueshme”.

Siç pohohet dhe nga vetë Departamenti i Shtetit, veç ambasadores së Shqipnisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk asht i ftuem. Nga Kosova ka me marrë pjesë Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Amerikë.

Shperndaje në: