Treni i ban ‘pikë e pesë’ serbët, akuza në mes Qeverisë e Presidentit

Zavendëskryeministrja serbe, Zorana Mihajlovic pret nga politikanët serbë mos me i përdor serbët e Kosovës në fushatat e tyne dhe të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve.

Ajo e ka kritikue ashpër presidentin, Tomislav Nikolic, i cili po e akuzon qeverinë se pse nuk po kërkojnë kthimin e trupave serbe në Kosovë.

“Unë jam e bindun se presidenti e din shumë mirë se trupat tonë nuk munden me hy në Kosovë”, ka thanë Mihajlovic.

Ajo vuni në dokje se presidenti nuk pret që Serbia me u deklarue pse qeveria heshti për vrasjen e mundshme të serbëve në Kosovë dhe kjo asht arsyeja se disa muej para zgjedhjeve ai po kërcënon me dorëheqjen e tij.

“Qeveria e Serbisë asht tue ba gjithçka për me e ruejt paqen dhe stabilitetin, ajo ka me ba gjithçka për me e ruejt sigurinë e qytetarëve të saj në Kosovë dhe për me e parandalue ndonji konflikt të mundshëm. Unë jam e bindun se për këtë asht në dijeni edhe presidenti Tomislav Nikolic”, ka thanë Mihajlovic.

Shperndaje në: