A po bahet gati Serbia për luftë, ka fillue me ftue serbët për mobilzim ushtarak! (dokument)

Ministria e Mbrojtes e Serbisë duket që kësaj radhe e ka përnjimend.

Në nji afishe e cila po shpërndahet prej dje në çdo shtëpi e banesë, dokument zyrtar i lëshuem nga Ministria e Mbrojtes e Qeverisë së Serbisë të cilën Gazeta Blic ka arritë me sigurue, Qeveria e Serbisë ka fillue me ftue serbët për mobilzim ushtarak.

Në ftesë mes tjerash thuhet:

“Thirrje e Përgjithshme për regjistrim në Listën Ushtarake në bazë të Nenit 15 të Ligjit për Shërbimin Ushtarak, të punës dhe obligimit për punësim e obligim material dhe Nenit 4, paragrafit 3 të Rregullores për kryemjen e shërbimit ushtarak për punësim e obligim material i ftojmë të gjithë mashkujt e moshës madhore, shtetas të Republikës së Serbisë, të lindun në vitin 1999, dhe ata ma të moshuem të cilët nuk e kanë krye evidentimin në listat ushtarake që të lajmërohen në Qendrën e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetmbrojtje Lokale nga Stari Trg në Rrugën Makedonska 42Dhoma nr. 85 që të lajmërohen për regjistrim në Listat Ushtarake…

“Pastaj në ftesën në fjalë thuhet që krejt shtetasit e Serbisë duhet me sjellë me vete edhe Letërnjoftimet kurse pokështu njoftohet që regjistrimi fillon prej datës 16.1. deri me datën 28.2.2017 prej orës 9:00 deri n’ora 15:00“

Kjo ftesë e Serbisë, vjen mbas nji varg provokimesh që shteti Serbia ja ka ba Kosovës, tue nis nga ndërtimi i murit në veri të vendit, pastaj ndalimi i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, bazue në nji fletëarrest të Serbisë dhe së fundmi me trenin rus.

Ftesën e plotë në gjuhën serbe mundeni me gjetë ma poshtë:

 

dokumeti

 

 

Shperndaje në: