Mogherini e ka nji ‘selam’ për Thaçin!

Përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini ka kontaktue presidentin Hashim Thaçi për me u njoftue rreth ngjarjeve të fundit të krijueme nga treni serb i nisun për në veri të Kosovës.

Zadhanësja e Mogherinit, Kocijancic ka konfirmue vetëm bisedën e Mogherinit me Thaçin.

“Si pjesë e kontakteve të vazhdueshme me Kosovën dhe Serbinë për zhvillimet e fundit, përfaqësuesja e naltë, Federica Mogherini mbramë ka kontaktue me presidentin Thaçi”, ka thanë Kocijancic për media.

“Ajo ka përmend randësinë e qetësimit të situatës dhe nevojës për me vazhdue dialogun për nevojat e njerëzve. Mogjerini ka shpreh mirënjohjen për lidershipin e presidentit dhe angazhimin e autoriteteve të Kosovës për vazhdimin e dialogut përkundër vështirësive të fundit”, thuhet në përgjigjen e Kocijancic.

 

 

 

Shperndaje në: