Tragjedi n’Itali, 16 persona të vdekun e 39 të plagosun (foto)

Ma s’paku 16 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën dje në mbramje vonë, kur nji autobus u përplas dhe mori flakë në Italinë Veriore, njoftuen sot zyrtarë të zjarrfikësve.

Autobusi, i cili udhëtonte n’itinerarin Francë-Hungari, u përplas pak para mesnate n’autostradën A4, pranë qytetit të Veronës, tha agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

”Pjesa ma e madhe e udhëtarëve ishin studentë hungarezë”, shtoi agjencia italiane.

Mësohet se autobusi ishte nis nga Hungaria, ndërsa në Verona asht përplas me kambën e nji ure.

Në mjet ishin tue udhëtue 55 persona, shumica të rijë.

Të plagosunit janë shtrue me urgjencë, ndërsa disa prej tyne janë në gjendje të randë.

 

2-itali

 

 

Shperndaje në: