Marshi i grave kundër Trump e merr përkrahjen edhe të Clinton!

Gjatë fushatës parazgjedhore, Hillary Clinton shpresonte që përkrahësit e saj kishin me qenë krenarë po të thoshin “Jemi me ty”.

E tash, kur gra në mbanë botën po marshojnë për me protestue kundër ish-kundërshtarit të saj, tash Presidentit Donald Trump, ajo po thotë se asht me to.

Clinton, përmes llogarisë së saj në Twitter, shkroi dje në përkrahje të “Marshit të Grave”, tue përsërit nji prej porosive të saja ma të qëndrueshme nga kandidatura presidenciale:

“Faleminderit që po u dilni në krah, po flisni e po marshoni për vlerat tona @womensmarch. Ka shumë randësi. Besoj fuqishëm se gjithmonë jemi Ma të Fuqishme së Bashku”, ishte mesazhi i saj drejtue turmave në mbanë botën.

Mbështetja e Clintonit për Marshin erdhi mbas nji proteste dramatike që i parapriu marshit. Organizatorët e kësaj ngjarje ngjallën debat mbasi kishin lanë Clinton’in jashtë listës së 27 femnave me ndihmën e së cilave “u shtrue rruga për ne që me marshue”.

Si kundërpërgjigje, përkrahësit e Clintonit nisën nji peticion në Change.org si dhe nji fushatë në Twitter me hashtagun #AddHerName (shtojeni emnin e saj).

 

Shperndaje në: