Era në MTV: Due me knue në gjuhën time (video)

Kangëtarja Era Istrefi mbas mbrami ka realizue nji intervistë për MTV, i cili asht nji kanal i njoftun televiziv amerikan.

Në këtë intervistë, Era asht pyetë për ushqimin e preferuem, kangëtaren e preferueme, preferencat e saj në muzikë gjatë fminisë, çfarë i pëlqen me ba, nga çka tutet e shumë të tjera.

Ndër tjera Era foli edhe për krijimin e kangës “BonBon”, si dhe theksoi se kishte me dëshirue me knue në gjuhën e saj.

“Asht shumë ma mirë që gjuha ime me u njoft nga e tanë bota dhe njerëzit me e pëlqye atë, kishte me qenë nji nder i madh për mue”.

Shperndaje në: