Trudeau: Vrasjet në xhami, akt terrorist ndaj myslimanëve

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau nëpërmjet nji reagimi e ka denue vrasjen e 6 personave në nji xhami në Quebec.

“Myslimanët e Kanadasë janë nji pjesë e randësishme e vendit tonë dhe këto akte të pakuptimta nuk kanë vend në komunitetet tona, qytetet dhe vendin tonë” ka thanë Trudeau.

Sulmet në Kanada vijnë mbasi Trudeau tue reague ndaj Presidentit Trump, i cili ju ka ndalue hymjen në ShBA myslimanëve nga 7 vende të botës.

Trudeau ka thanë se vendi i tij asht i hapun për refugjatët që vijnë prej këtyne shteteve.

 

Shperndaje në: