Kroatët e bajnë persëri obligativ shërbimin ushtarak!

Kroacia, praktikisht tashma ka marrë vendimin për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por ai duhet me kalue procedurën e nevojshme për me fillue zbatimin.

Mediat kroate tash e nji kohë të gjatë spekulon për kthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por tash për tash nuk ka konfirmime për këtë.

Edhe pse gazeta “Slobodna Dalmacija” thekson se vendimi përfundimtar ende nuk asht marrë, ajo jep disa hollësi të këtij propozimi.

Simbas gazetës, risia kryesor mundet me qenë që shërbimi ushtarak me qenë tri javë ose ma së shumti nji muej gjatë verës.

Shërbimi ushtarak do t’ishte i detyrueshëm për djemtë që e mbarojnë shkollën e mesme, e për vajzat simbas deshirës.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci asht suspendue në vitin 2008.

Përkrahëse kryesore e këtij shërbimi asht Presidentja Kolinda Grabar – Kitarovic.

Kroacia ka fillue me u shqetësue nga armatimi në të gjitha fushat i Serbisë.

 

ushtaret

Shperndaje në: