Veseli hap “Forumin Ekonomik për Kosovën” n’Itali

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka udhëtue për n’Itali, ku të Martën ka me hapë “Forumin Ekonomik për Kosovën”, i cili ka me u mbajtë në Romë.
Kryeparlamentari Veseli ka me ju drejtue investitorëve italianë me ftesën për me eksplorue mundësitë e shumta ekonomike në Kosovë, si dhe ka me i sigurue ata për mbështetjen ligjore dhe institucionale që ofron Republika e Kosovës për investitorët e huej.

Në këtë Forum Ekonomik, Veseli ka me shpalosë mundësitë dhe përfitimet që kanë investitorët e huej, mbasi Kosova po zbaton Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Përveç Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në këtë Forum Ekonomik pritet me qenë të pranishëm edhe Kryeministri Isa Mustafa dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.

 

 

 

Shperndaje në: