Sulmohet me armë restorani popullor n’Stamboll, ka viktima!

Nji sulm me armë asht raportue në nji restoran në Stamboll.

Nji person raportohet se u vra dhe dy të tjerë u plagosën, simbas mediave turke.

Ngjarja ka ndodhë në nji restorant popullor n’afërsi të kalasë historike “Anadolu Hisar” n’anën aziatike të Stambollit.

Disa raporte thonë se sulmuesi i vetëm ka qenë i arrestuem.

Raportet paraprake thonë se të shtënat nuk ishin nji akt terrorist.

Disa raporte thonë se vrasësi kishte në shënjestër nji person i cili i kishte vra t’atin nji dekadë ma parë.

 

 

Shperndaje në: