Sot rivarroset heroi Zahir Pajaziti

Sot bahen 20 vjet nga rania e tre dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Tre dëshmorët shqiptarë kanë ra në nji pritë të organizueme nga forcat e pushtuesit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Sot nën organizimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mbahet ceremonia e rivarrimit të heroit Zahir Pajaziti. Rivarrimi bahet në Kompleksin Memorial në Orllan të Podujevës.

Po ashtu, gjatë ditës mbahet edhe akademi përkujtimore në Prishtinë kushtue tre dëshmorëve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Shperndaje në: