Autori i sulmit në Kanada admironte Trump, Le Pen dhe Ushtrinë izraelite

Autori i sulmit terrorist në nji xhami në Quebec të Kanadasë, ishte person që kishte shprehë simpati ndaj Presidentit amerikan Donald Trump. Alexandre Bissonnette, franko-kanadez, u arrestue nga policia mbasi vrau gjashtë persona në Qendrën Kulturore Islamike në zonën Sainte-Foy.

“I riu admironte Presidentin Donald Trump, kryetaren e Partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Marine le Pen si dhe Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, tue e ba të pamundun lidhjen e tij me ekstremistë”, tha drejtori i grupit të inteligjencës.

Adoleshenti u arrestue rreth 15 milje larg vendit të ngjarjes, ndërsa personi tjetër i arrestuem me origjinë nga Maroku, Mohamed el Khadir, tash mundet me u konsiderue si dëshmitari kryesor i ngjarjes.

auto__93882594_bissonnette1485832996

Shperndaje në: