Dheta futbolliste diagnostifikohen me kancer. Ekspertët: Qe cili asht shkaku

Ma shumë se 50 futbolliste të nji klubi të njajt janë diagnostifikue me kancer. Ekspertët mendojnë se shkak janë ba substancat kimike në fushën e futbollit me bar artificial.

Amy Griffin, asistente-trajnere e ekipit të futbollistëve të grupit të femnave në Universitetin e Washingtonit, thotë se 53 lojtare – shumica portiere – janë prekë në mënyrë misterioze nga smundja mbasi ju kane bashkue ekipit.

Rreth 230 futbollistë në të gjithë botën janë prekë nga kanceri si pasojë e këtyne fushave dhe 1/8 e tyne gjenden në të njajtin ekip.

Fushat me bar artificial, të krijueme me fibra sintetike për me e imitue barin dhe copa gomash të përdoruna në vend të dheut, përdoren zakonisht për fushat e futbollit në mjedise të jashtme.

Studimet kanë tregue se materialet e prodhueme nga copa gomash të riciklueshme përmbajnë nji përziemje substancash toksike, si karbon i zi, i cili asht vërtetue se çon në zhvillimin e tumorit.

Pamvarësisht se hetimet nga autoritetet kanë tregue se fushat nuk përbajnë asnji rrezik, futbollistët dhe trajnerët kërkojnë që të bahen ma shumë hetime për me zbulue si përfundojnë substancat kimike dhe ato kancerogjene nga copat e gomave në enët e gjakut të lojtarëve.

Fushat artificiale të futbollit janë shtue shumë kohët e fundit, për shkak të rezistencës ndaj motit, kostos së ulët dhe nuk kanë nevojë që të ujiten apo për m’u pre bari.

Shperndaje në: