The Independent: Derisa Trump ndërton mure, Mitrovica i rrenon ato!

Derisa Donald Trump duket se për qëllim ka ndërtimin e nji muri për me i nda njerëzit, nji qytet n’Europë sapo e ka rrënue nji, shkruen gazeta britanike online The Independent.

Nji muri i betonit, n’Mitrovicë që nxiti tensione mes Kosovës dhe fqijit Serbisë asht rrxue, shkruen The Independent për murin që u rrënue dje në veri të Mitrovicës.

Vendimi për rrënimin e tij erdhi mbas nji marrëveshje mes qeverisë së Kosovës dhe pakicës etnike serbe të Kosovës, e lehtësueme nga Bashkimi Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkueme, shkruen ajo ma tej.

The Independent po ashtu shpjegon se muri u rrënue nga dy ekskavatorë dhe se nuk u përcoll nga ndonji incident apo protestë.

 

Shperndaje në: