Kulla Eiffel frik ka me u rrethue me mur xhami antiplumb!

Si pjesë e masave për me luftue terrorizmin, simboli i Parisit dhe Francës, Kulla Eiffel, frik ka me qenë e rrethueme me nji mur xhami, të naltë dhe të padepërtueshëm.

Siç shkruejnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bahet fjalë për ndërtesën, e cila, gjatë vitit, vizitohet mesatarisht prej dikun 7 milionë njerëz.

E autoritetet duen që për ata me krijue masa të reja për me mbrojt turistët kundër kercënimeve të mundshme terroriste.

Gjatë vitit të kaluem, gjatë Kampionatit Europian të Futbollit, Kulla Eiffel dhe oborri i saj janë rrethue nga nji gardh mbrojtës, të cilin kompania që e menaxhon kompleksin vendosi me mbajtë për nji kohë të pacaktuem.

Kreu i kompanisë, Bernard Gaudillère, për “Le Parisien”, ka thanë se gardhi së shpejti ka me u hiqë, dhe kanë me u vendosë masa të reja të sigurisë.

“Kulla Eiffel dhe oborri rreth saj kanë me qenë të rrethueme me muri antiplumb xhami. Muri ka me përfundue deri në Vjeshtë të këtij viti.

Ai ka me qenë i naltë dy metra e gjysë, dhe kjo asht nji masë e mbrojtjes kundër terrorizmit. Ka me mbetë vetëm nji hymje në oborr”, ka kallxue Gaudillère.

Simbas autoriteteve, kemi të bajmë me nji projekt me vlerë 20 milionë dollarë, i cili me siguri ka me sjellë nji numër ndryshimesh në qendrën turistike të Parisit.

 

Shperndaje në: