Index Kosova pranon fajin! E mbyll web-faqen e vet. Por, kqyrni çka po mshef prej opinionit!

migjeni dhe ardiani per indeks kosova

Kompania private e hulumtimeve dhe sondazheve Index Kosova, mbas akuzave qe ja ban drejtori i Televizionit Rrokum Migjen Kelmendi se, me sondazhet e veta te falsifikueme ka shkaktue dame te medhaja ne industrine mediatike ne Kosove, si akt te pare te nisjes se shlyemjes se fakteve qe e akuzojne rande – shembe/mbyll web faqen e vet indexkosova.com

Nji nga provat qe u shpalosen ne emisionin Rrokum Roll nga Kelmendi ishte edhe ajo e web-faqes se kesaj kompanie te sondazheve.

Ne web-faqen e vet, Index Kosova kishte shpalle nji renditje fallce te televizioneve ma te shikueme ne Kosove, duke indikue dhe influencue percepcionin e pergjithshem publik ne menyre te qellimshme dhe te rreme se ne Kosove jane vetem disa televizione.

web faqja e index kosova

Per 4 vjet me radhe kjo kompani kete renditje te televizioneve nuk e kishte ba update/freskue, tue e shnderrue web-faqen e saj ne billboard te ketyne televizioneve.

Edhe sikur rezultatet e sondazhit qe i kishte afishue kjo kompani ne web faqen e saj te ishin edhe te verteta, ato prezentonin matjen e vetem 1 dite nga 365 dite sa i kishte viti 2014.

Mirepo, qe nga dita e afishimit ne vitin 2014 e deri te akuzat qe ja ban Televizioni Rrokum kesaj kompanie me 10 Fror 2017, ajo i kishte mbajte ne web faqen e saj, tue marre pjese aktivisht ne ndertimin e percepcionit dhe bindjes se rreme te opinionit se ne Kosove jane vetem disa televizione.

Me kete akt, Kelmendi e akuzonte kete kompani se kjo kompani nuk e ka posedue kurre  profesionalitetin, seriozitetin, teknologjine e as etiken e duhun per me ba matje ne Kosove.

Disa dite para emisionit, Index Kosova e kishte ndrrue home-page’in e web-faqes se vet, dhe kishte postue te dhana te pergjithshme te kompanise.

Ndersa, vetem disa ore mbas emisionit, kompania Index Kosova e mbylli web-faqen e saj per vizitore, por ekipi investigativ i Rrokum e kishte ba print-screen’in e kesaj web-faqe me daten 22 Kallnor 2017 (shih ilustrimin).

Me ndihmen e madhe te vizitorit te faqes sociale te Rrokum (te cilin e falenderojme publikisht), ky print screen i prezentuem ne emisionin Rrokum Roll nga Kelmendi, mundet me u vertetue edhe ne kete arkiv te internetit, ku web faqet e mbylluna ruhen edhe per nji kohe.

Ju ftojme ta vertetoni ne kete link:

https://web.archive.org/web/20160401190727/http://www.indexkosova.com/?

Ne kohet moderne asht shume zor me i zhduke gjurmet e abuzimit dhe krimit.

Kompania Index Kosova me kete akt te perpjekjes me i mbyll dhe zhduke faktet e falsifikimit dhe argumentet qe e akuzojne rande, pranon fajin se ka abuzue me sondazhe dhe ka ndihmue ne ndertimin e skemes perfituese te agjencioneve te marketingut Zero Pozitive dhe Pro Media, si dhe tre aktereve mediatik ne Kosove (RTV 21, KTV dhe Klan Kosova).

Kelmendi i akuzon keto dy agjencione dhe Index Kosova se per 4 vjet i kane kanalizue ne menyra te paligjshme – 10 milione euro.

Me kete akt te mbylljes se web-faqes fillon demontimi i skandalit ma te madh mediatik ne Kosove.

 

Shperndaje në: