Hapja e dosjeve n’Shqipni, këta janë personat që po tuten!

Ditën e sotme, me hapjen e dosjes së parë të Sigurimit, atë për Musine Kokalarin, nisi nga puna Autoriteti i sapokrijuem i Informimit mbi Dosjet e Sigurimit.

Autoriteti ka me pasë për detyrë me administrue krejt dosjet e krimeve të diktaturës, tue zbulue emnat e “xhelatëve” të panjoftun, çka ka me mundësue nji njohje të plotë dhe të thellë të krejt anës së errët të diktaturës 50-vjeçare.

Nji prej dosjeve që kanë me u hapë, ka me qenë edhe ajo e Hysen Shoshorit, të denuemit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, tue paraqit nji “trakt” gjoja të shkruem prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritë në atë gjyq: “Ky asht armik, kërkoj me u denue me vdekje, me varje në litar”.

Hapja e dosjes së Hysen Shoshorit ka me lejue me u kuptue përfundimisht roli që ka pasë ish-Kryeministri, që nga shpijunimi, te fallcifikimi dhe fabrikimi i dokumentave, që sollën denimin e nji të pafajshmi.

Megjithatë, kjo e sotmja asht nji “ditë e zezë” edhe për shumë figura të tjera mbrenda Partisë Demokratike, përfshi Jozefina Topallin, Flamur Nokën, e shumë të tjerë, shkruen gazeta Dita.

Këta janë vetëm disa prej pseudonimeve, të deputetëve dhe ish-deputetëve të PD’s që kanë qenë ish-shpijunë dhe që pritet me u zbulue gradualisht në muejt në vazhdim: “Këndesi”, “Gjeli”, “Çorapja”, “Sqepi”, “Masoviku”, “Çiklisti”, “Shishja e Qumështit”, “Naftëtari”, “Alfons Ballsha”, “Demoni”, “I Vogli”, “Qukapiku”, “Dizenjatorja”, “Inxhinjeri”, “Medicina”, “Çiftelia”, “Nemërçka”.

Shperndaje në: