Ekskluzive: Shpend Ahmeti ban publik rikandidimin për Prishtinën (video)

Këtë herë ka me kërkue votën edhe për Asamblenë
Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka ba publik për herë të parë se ka me rikandidue për Prishtinën n’Rrokum Roll me Fidan Jupollin në Televizionin Rrokum.
“Nuk e rrezikojmë projektin e Prishtinës, mundem edhe me rikandidue. Si duket ka me rikandidue dhe për dallim prej heres t’kalueme, këtë herë ka me kërkue drejtperdrejt votën për asamblenë qe mos me u riperseritë bllokimet qe m’i kanë ba për zhvillimin e Prishtinës nga asambleja komunale”, ka thanë Ahmeti.
Por se cilat janë synimet e Shpend Ahmetit për mandatin e ardhshëm, për ma shumë shihne videon e plotë.
Shperndaje në: