Ahmeti, Kurti e Selimi e vizitojnë Haradinajn në Francë

Kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, i cili gjendet i ndaluem në Francë në bazë të nji urdhën-arresti serb, i ka pasë sot disa vizitorë nga Kosova.

Haradinajt i kanë ba vizitë, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti së bashku me deputetët e Vetëvendosjes Rexhep Selimin dhe Albin Kurtin.

Këtë e ka konfirmue Shpend Ahmeti me nji fotografi të publikueme në llogarinë e tij në Facebook, të cilën e ka shoqnue me nji mbishkrim:

‘’Shfrytezuam pushimin e pavarësisë për ta vizituar Ramush Haradinajn në Strasbourg. Mbajtja e tij në Francë është padrejtësi. “Padrejtësia dikund është padrejtësi gjithkund”.

Shperndaje në: