Befason Veseli, i pari e takon Trump’in (foto)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njiherësh lider i PDK’s, Kadri Veseli, asht lideri i parë nga shtetet e Ballkanit që asht takue me Presidentin e ri të Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald Trump.

Veseli ka publikue në faqen e tij në Facebook, fotografinë e takimit me Presidentin e SHBA’ve Donald Trump, pak ditë mbas kthimit të tij nga Washingtoni.

Kryetari Veseli ka sigurue qytetarët se gjatë takimit me Presidentin Trump ka marrë mbështetje të plotë amerikane për Republikën e Kosovës.

 

Ky asht postimi i Veselit n’Facebook:

 

Të dashur miq, sapo pranova fotografinë zyrtare nga takimi që pata ditë më parë, në Washington, me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kosova është e bekuar që ka mbështetjen amerikane dhe ky takim konfirmoi besimin tim dhe tuajin për aleancën e përjetshme në mes të Amerikës dhe Republikës sonë. ????????

Image may contain: 3 people, people smiling, suit
Shperndaje në: